Një ndeshje Botërori në…qiell? Arabia Saudite gati për ‘çmendurinë’ e madhe
Dani Alves është filmuar duke udhëhequr lutjet në një kishë spanjolle pas lirimit të tij nga burgu.
Ish-mbrojtësi i djathtë u dënua me katërt vjet e gjysmë burg pasi u shpall fajtor për ngacmim seksual në shkurt të vitit 2024. Dënimi i tij lidhej me një incident me një grua në një klub nate në Barcelonë në vitin 2022. Alves u arrestua fillimisht vitin pasardhës dhe u mbajt në burg për një total prej 14 muajsh. 42-vjeçari u lirua nje muaj pas dënimit të tij në mars të vitit të kaluar, pasi pagoi lirimin me kusht prej 853,000 stërlinash.
Më shumë se një vit e gjysmë më vonë, braziliani ka nisur një karrierë të re në Spanjë. Ai është shfaqur në një video në një kishë në Girona, ku u tha të ftuarve se kishte bërë “një pakt me Zotin”. Pamjet tregojnë Alvesin duke udhëhequr lutjet në skenë përpara se t’i bashkohet pjesës tjetër të kongregacionit gjatë një ceremonie.

Kjo vjen pothuajse tre vjet pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist. Alves vari këpucët në gozhdë në janar të vitit 2023, pasi skuadra meksikane Pumas UNAM e liroi atë pas akuzave për ngacmim seksual.
Pse u lirua Dani Alves?
Ish-mbrojtësi i Barcelonës u lirua me kushte të caktuara në mars të vitit 2024. Ai kishte vuajtur gjithsej 14 muaj burg, pasi u mbajt në burg që pas arrestimit të tij. Pasi pagoi lirimin me kusht, Alves u detyrua t’ua dorëzonte autoriteteve pasaportat e tij braziliane dhe spanjolle.
Ndërkohë, ai duhet të paraqitet në gjykatë çdo javë dhe i ndalohet t’i afrohet viktimës së tij për shkak të një urdhri kufizues. Alves e ndryshoi dëshminë e tij disa herë pasi fillimisht u deklarua i pafajshëm për akuzën e përdhunimit gjatë gjyqit.
Këto ndryshime përfshinin pretendimin se ai nuk e njihte akuzuesen e tij më parë, duke thënë se e kishte takuar atë vetëm jashtë një tualeti në klubin e natës. Ai më vonë pranoi se ata kishin bërë seks jashtë banjos, por kishte qenë me pëlqimin e të dy palëve. Një gjykatë e shpalli atë fajtor për përdhunim, me Alves që u dënua me katër vjet e gjysmë burg. Si lojtar, ai shënoi tetë gola në 126 ndeshje për Brazilin, si dhe fitoi Kupën e Amerikës në dy raste.
Alves njihet më së miri për kohën e tij te Barcelona, duke bërë 408 paraqitje gjatë dy periudhave në klub. Ai fitoi gjithsej 24 trofe me gjigantët spanjollë, përfshirë gjashtë tituj të La Ligës dhe tre triumfe të Ligës së Kampionëve. Pasi u largua nga Barcelona për herë të parë në vitin 2016, Alves vazhdoi të fitonte tituj lige si në Francë ashtu edhe në Itali.
Top Channel