Botërori i vitit 2034 që do të mbahet në Arabinë Saudite mund të jetë edicioni më modern dhe me revolucionar në histori dhe detajet kanë filluar të dalin pak e nga pak.

Në ditët e fundit është publikuar në vend është publikuar se projekti NEOM, që ka dhe mbështetjen e një prej kompanive më të mëdha të naftës, mund të ketë një stadium në katin më të lartë të një grataçele, më konkretisht në një lartësi prej 350 m

‘Sky Stadium’ sic e kanë pagëzuar impiantin do të funksionojë me energji diellore dhe të erës dhe do të ketë një kapacitet me 46 mijë vendesh. Mendohet se ky stadium do të presë edhe ndeshje të Botërorit dhe ndërtimi i tij do të nisë në vitin 2027 me punimet që parashikohen të mbyllen në 2032, 2 vjet përpara startit të Kupës së Botës.

‘Arab Neës’ në 2024 bëri të ditur se Arabia Saudite ka nisur një transformim të rrënjësishëm në infrastrukturën sportive ku pjesë e kandidaturës për Botërorin 2034 ishte edhe një plan për 15 stadiume.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta