Igli Tare i rikthehet merkatos kuqezi, ja çfarë plani ka për hapsirën e dimrit në janar
Napoli ka arritur një fitore të vuajtur 1-0 ndaj Lecces, duke marrë tre pikë të rëndësishme në garën për kreun e Serie A, por pa bindur plotësisht trajnerin Antonio Conte.
Sfida u vendos nga qëndrueshmëria e mesfushorit André-Frank Zambo Anguissa dhe nga pritja vendimtare e portierit Vanja Milinković-Savić në një penallti.
Megjithatë, në përfundim të takimit, Conte nuk u shfaq i kënaqur me lojën dhe ritmin e skuadrës, duke theksuar se Napoli po kalon një moment të vështirë për shkak të dëmtimeve.
“Le të mos harrojmë se në fillim të sezonit kemi pasur shumë dëmtime të lojtarëve kryesorë. U fol shumë për përforcime, por humbëm De Bruyne dhe Lukaku. Disa thonë se po përfitojmë nga mungesat e tyre, por kjo është absurde”, tha Conte për DAZN.
Trajneri italian shtoi se skuadra duhet të tregojë më shumë qetësi dhe mençuri në menaxhimin e ndeshjeve: “Kjo ndeshje nuk ishte e lehtë sepse vinim pas përballjes me Interin, ku shpenzuam shumë energji. Duhet të kishim kontrolluar më mirë lojën në fund. Në fushë duhet të punosh me kokë, pastaj me zemër dhe këmbë.”
Në konferencën për shtyp, Conte u ndal edhe te zërat që po qarkullojnë në media lidhur me dëmtimet dhe gjykimet ndaj ekipit të tij: “Është zhgënjyese të dëgjosh se dëmtimi i De Bruyne mund të jetë një avantazh për ne. Kjo është qesharake, e denjë për Oscar. Nuk jemi budallenj — e dimë mirë se çfarë po ndodh. Shpresoj që ankesat e disa presidentëve të mos ndikojnë te gjyqtarët,” përfundoi ai, duke u ndalur sërish te episodi i penalltisë me Interin.
Me këtë fitore, Napoli vijon të qëndrojë ne vendin e parë në renditje, ndërsa Conte kërkon të rikuperojë lojtarët e dëmtuar për të qenë plotësisht konkurrues në garën për titullin.
Top Channel