Tjetër ngjarje kriminale në vend, vritet me thikë 42-vjeçari në kalanë e Beratit
					 28/10/2025 16:47					
				
				 
								
			Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pasiten e kësaj të marte.
Në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Top Channel