“Ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt”, raportuesi për Shqipërinë në PE, Schieder: E njoh Shqipërinë, procesi i zgjerimit është shumë angazhues

28/10/2025 17:54

Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder mbajti fjalën e tij gjatë takimit të Komitetit Parlamentar Shqipëri-BE në Tiranë.

Schieder tha se e njihet mjaftë mirë vendin tonë dhe se kishte parë shumë zhvillime të ndodhura në Shqipëri.

Ai deklaroi se Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve por megjithatë ka ende shumë punë për të mbyllur kapitujt edhe se procesi i zgjerimit evropian është ende shumë angazhues.

“E njoh Shqipërinë prej një kohë shumë të gjatë dhe kam parë shumë zhvillime që kanë ndodhur në këtë vend dhe mendoj që është e rëndësishme veçanërisht kur flasim për procese që do na lidhin në të ardhmen, të vlerësojmë punën e bërë deri më tani. Madje edhe po të shkojmë përmes qytetit të Tiranës do të shohim thjesht qytetarët, por edhe standardin e jetesës, sa është zhvilluar vendi vetëm në disa vite.

Të shohim se procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm me kryeqytetet, Tiranën apo Brukselin. Politika gjithmonë sjell shumë çështje për të diskutuar. Procesi i zgjerimit evropian është shumë angazhues. Komisioni Evropian e ka quajtur Shqipërinë një pararendëse e proceseve. Ka ende punë për të mbyllur kapitujt, por edhe atëherë nuk mbaron punë. Zbatimi tregon se çfarë kuptojnë qytetarët që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Ka të bëjë me legjislacionin e BE-së, politikat e huaja, luftën kundër korrupsionit, ekonominë, mjedisin, çështjet sociale, punën dhe standardet e jetesës”, tha Schieder.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta