El Clasico sjell pasoja për Yamal, drejtuesit e Barçës do t’i kontrollojnë Instagramin…ndërkohë ka hequr nga miqt Carvajal
Juventusi duket se e ka bërë zgjedhjen përsa i përket pasuesit të Igor Tudor në pankinë dhe bëhet fjalë për ish trajnerin e përfaqësueses së Italisë, Luciano Spalletti. Shefi Ekzekutiv i Zonjës së Vjetër, Comolli ka një takim me teknikun italian ku ai do t’i propozojë për një kontratë deri në muajin qershor me rinovim automatik nëse skuadra juventine kualifikohet për në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshë,
Bardhezinjtë dëshirojnë që ky rinovim të jetë me 1 vit, ndërsa trajneri do pretendojë për 2 dhe në fund klubi do të plotësojë dëshirën e Spalletti. Në Torino kanë nxjerrë mësim nga dy rastet e fundit dhe tani drejtuesit e Juventusit tregohen të kujdesshëm për të mos e vendosur veten sërish në pozita të tilla që të jenë të detyruar të paguajnë mirë trajnerë edhe pasi janë shkarkuar sic është rasti i Thiago Mottës
Që nga problemet e para në stolin e Tudor, drejtuesit bardhezinj vendosën të hidhnin sytë nga ish trajneri i përfaqësueses italiane, por vetëm duke bërë një sondazh dhe jo ndonjë ofertë konkrete. Nga ana tjetër, Spalleti kishte deklaruar se nuk dëshironte të punonte më në Itali, pas eksperiencës me Napolin, por pas dështimit me Të Kaltrit e bëri atë të bëjë hapa prapa në vendimin e tij duke menduar për një rast unik që mund ta bëjë atë të kthehet në nivelet më të larta dhe Juventus do të ishte qershia mbi tortë.
Spalletti e vlerëson pozitivisht skuadrën bardhezi dhe është i bindur se mund të ringjallë ambiciet e skuadrës që ka si objektiv për momentin një vend në Ligën e kampioneve të sezonit të ardhshëm dhe arritjen të paktën në playoff-in e këtij kompeticioni në sezonin aktual. Në këtë pikë synimi i Juventusit është të kenë Spallettin në stol që në ndeshjenm e së shtunës ndaj Cremoneses. Marrëveshja do të ratifikohet këtë të martë dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë të madhe, do të bëhet edhe zyrtarizimi. Nëse do të ketë prishje të papritur të tratativave, alternativa më logjike do të ishte Palladino, por për momentin kjo është një hipotezë e largët
Top Channel