Video/ Supersfida në Kupën e Mbretit, Mario Mitaj protagonist në golin kundër skuadrës së Ronaldos Eurodeputeti Fredi Beleri gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, foli për blerje votash.
Edhe pse i dënuar vetë për korrupsion në zgjedhje kur kandidoi si kryebashkiak në Himarë, Beleri tha se raporti i OSBE/ODIHR faktori se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave, për zgjedhjet e 11 majit.
“Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit.
Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar”-u shpreh Fredi Beleri.
Top Channel