Pas muajsh të tërë thasheshemesh për jetën e tij sentimentale, Jannik Sinner vendosi t’i mbyllë ato njëherë e mirë. Në përfundim të finales në Turneun e Vjenës të cilën ai e fitoi, tenisti italian bëri në fjalimin e tij një frazë që bëri xhiron e botës.

‘Falenderoj skuadrën time për mbështetjen edhe në momente të vështira. E di që nuk është e lehtë. Këtu është edhe familja ime, e dashura ime…’-ishte fraza e thënë nga numri 2 i renditjes botërore.  Dhe me këtë frazë, tenisti 24 vjecar bëri zyrtare lidhjen e tij me Laila Hasanovic, duke ua prezantuar publikut austriak dhe miliona fansave që e ndjekin në të gjithë botën. Por kush është Laila Hasanovic, modelja daneze që i ka vjedhur zemrën Jannik Sinner?

Laila Hasanovic ka lindur në Kopenhagen në nëntor të vitit 2000. Me elegancë dhe e rafinuar, ajo i është imponuar botës së modës duke bashkëpunuar me brande ndërkombëtare si Armani Beauty dhe Prada Beauty. Në llogarinë e saj në Instagram ka mbi 350 mijë ndjekës me të cilët ndan sesione fotosh të saj, të udhëtimeve dhe momente të jetës së përditshme. Përpara lidhjes me Sinner, Laila Hasanovic ka qenë në qendër të kronikave rozë edhe për një raport me Mick Schumacher, djalin e legjendës së Formula 1, Michael, një lidhje që zgjati 1 vit dhe që u mbyll përpara verës së vitit 2024.

Zërat e parë për lidhjen mes Sinner dhe Laila Hasanovic dolën mes pranverës dhe verës së këtij viti, kur modelja u pa disa herë në tribuna në ndeshjet e Sinner në turne si Ëimbledon dhe Roland Garros, por çifti preferoi të mbajë një profil të ulët…deri në ditën e finales së turneut të Vjenës

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta