Sikur të mos mjaftonin problemet në fushat e lojës dhe jashtë saj, Juventus tani duhet të përballet edhe me tifozerinë, kategoria e vetme që nuk ia ka shitur shpirtin përfitimeve financiare dhe që ende ëndërron në futboll të lidhur me simbolet dhe koherencën.

Në fakt tifozët bardhezinj nuk harrojnë që Luciano Spalletti i zgjedhuri i Juventusit për të zëvendësuar Tudor, ka në lëkurë tatuazhin e titullit të fituar me Napolin e për më tepër ish trajnerit i kombëtares italiane është shpallur edhe Qytetar Nderi i Napolit, pa lënë mënjanë këtu edhe fjalët e tij për një dashuri të përjetshme ndaj një skuadre që nuk është edhe aq mike me klubin ku ai do të punojë.

Padyshim që për një tifoz është e vështirë të pranojë faktin që një person të kalojë nga një skuadër në tjetër sidomos kur mes tyre ka një rivalitet të ashpër. Rrjetet sociale në orët e fundit janë plot me komente në lidhje me zgjedhjen e Spallettit. Kush do nuk harron, e po kështu edhe për ata që urrejnë.

Por është diçka e bukur që ka një përbërës të futbollit që pavarësisht gjithckaje ruan akoma anën romantike, por realiteti dhe faktet janë të tilla; ka nga ata që shkojnë në Arabi në moshën 25 vjecare sepse të ardhurat e ofruara nga klube të atij kampionati kalojnë ato të përfituara gjatë një karriere të tërë dhe ka edhe nga ata që vendosin të marrin drejtimin e një skuadrë historike.

Përsa iu përket deklaratave apo tatuazhit, ndodh edhe në historitë e dashurisë dhe për këtë mjafton të shohësh se sa dryna janë ndryshkur në ura të ndryshme të botës, të mbyllur dhe të harruar, pikërisht nga ata që betoheshin se do të ishin bashkë gjithë jetën. Sigurisht që tifozët e juventusit kanë përjetuar tepër momente në vitet e fundit. Në fillim Sarri, i konsideruar armiku i madh për të cilin nuk mjafton as fakti që është trajneri i fundit që i ka sjellë Juventusit titullin kampion për të marrë vlerësimet nga tifozeria juventine. Dhe më pas Thiafgo Motta, një prej heronjve të Interit në vitin e Tripletës së famshme, kjo sepse ai u konsiderua tepër zikaltër dhe tani Spalletti me tatuazhin e tij napoletan.

Por gjithsesi duhet marrë në konsideratë që prioritet është rikthimi i Juventusit në nivelet më të larta, e kaluara kalon në plan të dytë e sidoqoftë më të mirët që janë në qarkullim, përsëri nuk do të bindnin tifozët bardhezi. Mjafton te mendosh armiqësinë ndaj Contes, trajnerit që e ktheu Juventusin në majën e futbollit italian pas vitesh thatësire. Spalletti ka tatuazhin e titullit me Napolit dhe do të falet nga tifozeria juventine nëse e kthen Zonjën e Vjetër në nivelet më të larta edhe nëse nuk e zëvendëson atë tatuazh me një zebër

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta