Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, kërkuan zbutje të masës së sigurisë, lihen në burg Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë

27/10/2025 10:42

Sot u mbajt seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata e Apelit la në burg Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj.

Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit Elvis Shkambi nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.

Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta