Sot dita e 13-të, përkeqësohet gjendja e grevistëve në Patos/ Naftëtarët dhe bankierët: Kërkojmë paga dhe trajtim dinjitoz

27/10/2025 13:49

Në ditën e 13 të grevës së urisë gjendja e naftëtarëve është përkeqësuar, ndërsa dy prej tyre në gjendje më të rëndë e kanë mbyllur sot grevën.

Me daljen e Dorjan Dylmishit dhe Eduart Selamit, numri i grevistëve aktivë shkon në tetë.

Grevistët Eduart Mita dhe Dritan Rrapushi, të indinjuar dhe të zhgënjyer, denoncojnë jo vetëm neglizhencën e kompanisë Bankers Petrolium Albania por edhe të institucioneve shqiptare.

Thirrjes së tyre i është bashkuar edhe Artur Ndreu, një prej punonjësve që ka bojkotuar punën në vendburim. Ai e ka cilësuar indiferencën e kompanisë Bankers sjellje çnjerëzore ndaj fatit të të punësuarve, të cilët prej ditësh rrezikojnë jetën për të drejtat e tyre.

Kërkesat e naftëtarëve iu janë përcjellë edhe institucioneve ndërkombëtare më të larta.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta