Lamin Jamal e “thumboi” Real Madridin në Instagram para El Clasicos, por nuk u pa në ndeshjen më të madhe të futbollit botëror. Pas kësaj, ai u sulmua në fushë, sepse lojtarët e ekipit vendas nuk i harruan dhe nuk do t’i harrojnë sharjet.

Ndeshja midis Real Madridit dhe Barcelonës u shënua nga kaosi brenda dhe jashtë fushës, polemika rreth VAR-it, skandali i Vinicius Junior dhe së fundmi, triumfi i “klubit mbretëror”. Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha, sepse kapiteni i Realit, Dani Carvajal, kishte diçka për t’i thënë në fund Lamin Jamalit. Mbrojtësi i djathtë me përvojë e kritikoi Jamalin dhe e sulmoi atë para të gjithëve në fund të ndeshjes në mesin e fushës: “Ti flet shumë, hajde të flasim tani ”, tha ai ndërsa ishin duke u ndarë që të mos konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin nga shokët e skuadrës.

Lamin Jamal ishte në një situatë të vështirë gjatë ndeshjes i rrethuar nga disa lojtarë të Realit dhe kjo është arsyeja pse nuk u pa në këtë ndeshje të madhe në Bernabeu. Kontributi i tij shumë më i madh në ndeshjet e tjera, nuk u pa, madje ai në “El Clasico” ishte “i padukshëm” dhe nuk tregoi asgjë nga lojrat e tij fenomenale, kjo edhe për meritë të mbrojtësit të majtë të Realit, Alvaro Carreras.

Ylli spanjoll me origjinë marokene, i dyti në përzgjedhjen e Topit të Artë këtë vit, la mesazhe motivuese në rrjetet sociale para ndeshjes, dhe ai mesazh me atë foto i zemëroi shumë madrilenët, sidomos lojtarët. Para ndeshjes, Jamal hodhi një postim në profilin e tij në Instagram, ku ishte një fotografi nga fëmijëria e tij, duke kujtuar progresin e tij, por edhe fitoren e tij me Barcelonën në Madrid kundër Realit sezonin e kaluar, me rezultatin e thellë 4:0.

“E lashë frikën time në park në Matar, shumë kohë më parë,” shkruante ai mbi këtë foto. Dhe këtë gjë lojtarët e Realit nuk e harruan dhe nisur nga fitorja dhe paraqitja inekzistente e Jamal në këtë takim ja kthyen reston me ngacmimet e tyre që për pak përfunduan në përplasje fizike.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta