Lamine Yamal u eklipsua në fushën e lojës në ‘El Clasicon’e së dielës, por në internet ylli iBarcelonës ishte dominues ndaj rivalëve të tij Vinicius dhe Kylian Mbappe.

Numri 10 i katalanasve rezultoi emri më i kërkuar në motorin e kërkimit Google ditën e diel. Që përpara kësaj dite, Yamal ishte vënë në qëndër të vëmendjes për shkak të deklaratave me Ibai Llanos kur tha se Madrid vidhte teksa shumë tifozë madridistë i konsideruan fjalët e tij si provokim

El Clasico ishte një ndeshje shumë e ndezur dhe me shumë episode, por as Vinicius dhe zemërimi i tij në momentin e zëvendësimit, as Mbappe me golin dhe penalltinë e humbur nuk u kërkuan aq shumë sa Lamine Yamal në Google të dielën, madje diferenca ishte e konsiderueshme.

Por Lamine Yamal nuk dominon  vetëm në kërkimet tradicionale në Google. Edhe një ditë pas El Clasico, sulmuesi i Barcelonës është trending nr.1 në rrjetet sociale me më shumë se 500 mijë komente dhe pastime. Me fjalë te tjera për të mirë apo të keq, Lamine Yamal, duke parë si po shkojnë gjërat, është dhe do të jetë një tendencë në futbollin botëror

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta