Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Krerët e organeve të drejtësisë raportuan sot para deputetëve në seancë plenare, por iu desh të prisnin gati 3 orë pas debatit mbi traditën parlamentare të bërjes së pyetjeve nga ana e deputetëve.
Eksperti Ervin Karamuço u ndal gjithashtu në Top Story se mazhoranca nuk e pyeti Dumanin në Kuvend se do të shkojnë në burg, kjo pasi kishin frikë.
Ervin Karamuço: Disa nga ata (mazhoranca) që i kanë bërë pyetjet do të shkojnë në burg. Disa kanë frikë vërtetë, se kanë bërë gjëra që po hetohen. Janë ministra të tjerë që po merren nën hetim, ta konfirmoj unë.
Grida Duma: Mazhoranca nuk kishte pyetje?
Ervin Karamuço: Mazhoranca konsumoi shumë gjëra në komision, ka diçka tjetër, nuk është në balancë. Nuk e ka qëllim në vetvete, por ka garë me kohën për hetimet. Sa kohë, që e dimë ne që po hetohen, por që nuk merret asnjë masë. Ky është viti më i keq për luftën kundër korrupsionit, ishte viti i zgjedhjeve, disa çështje u shtynë.
Top Channel