Xabi Alonso thyen “tabunë” e trajnerëve debutues në “El Clasico”, ashtu si Zinedin Zidan
Mesfushori serb, ish-lojtari i Lazios i transferuar që nga viti 2023 tek gjigandi i futbollit arab Al Hilal për 40 milion euro, ka rinovuar kontratën aktuale deri në vitin 2028. Me marrëveshjen e re, Milinković-Savić do të fitojë deri në 30 milionë euro në vit, përfshirë bonuset, një rritje e madhe krahasuar me 3.2 milionët neto që përfitonte në Itali.
Lajmi u publikua nga vetë klubi i Arabisë Saudite që shkruan:
“Sergej ka bërë paraqitje të shkëlqyera me skuadrën dhe së bashku me shokët e tij të ekipit, ka ndihmuar në fitimin e pesë trofeve për Al-Hilal. Ai gjithashtu ishte një lojtarë kyç në sukseset e klubit në Kupën e Botës për Klube 2025, ku arritëm deri në çerekfinale.”
Që prej transferimit në Arabinë Saudite, Milinković-Savić ka regjistruar 31 gola dhe 27 asistime në 105 ndeshje, duke u bërë një nga figurat më të rëndësishme të kampionatit. Edhe pse vlera e tij në treg ka rënë nga 50 milionë në 17 milionë euro për shkak të moshës dhe nivelit më të ulët të ligës, ai mbetet ndër 20 lojtarët më të vlefshëm të Pro Ligës Saudite.
Top Channel