Kërkuan heqjen e sekuestrove të pasurive të tyre, GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën
27/10/2025 13:14
GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive.
Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha në kuadër të dosjes “Partizani”.
Top Channel