Një prokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren është arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se ka marrë ryshfet gjatë ushtrimit të detyrës.

Shtetasi me iniciale B.Sh., prokuror në detyrë, është ndaluar në vendin e punës pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Krimeve të Rënda dhe të Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Prizrenit, po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, në përputhje me ligjet në fuqi.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shumën apo rastin konkret për të cilin dyshohet prokurori.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një i dyshuar për veprën penale “Marrja e ryshfetit”

Prishtinë, 27 Tetor 2025 –

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren kanë arrestuar B.Sh nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta