“U përdor administrata dhe fondet publike për zgjedhjet”/ Kryeprokurori Olsian Çela i përgjigjet pyetjeve të deputetit të PD: Kanë nisur disa hetime
Reshjet e dendura të ditës së djeshme dhe të natës kanë shkaktuar probleme në disa zona të Bashkisë Bulqizë, ku uji ka dalë nga shtrati i “Zallit të Thatë”, duke bllokuar rrugën që lidh fshatrat Kokërdhak dhe Koçaj në njësinë administrative Fushë Bulqizë.
Banorët e zonës raportojnë se mëngjesin e sotëm kanë mbetur të bllokuar për rreth tre orë, pasi rruga u përmbyt nga prurjet e mëdha të ujit. Ndërhyrja e mjeteve të Bashkisë Bulqizë bëri të mundur pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.
Sipas banorëve, ky problem përsëritet sa herë që ka reshje të dendura shiu, pasi “Zalli i Thatë” del shpesh nga shtrati dhe përmbyt rrugën që lidh dy fshatrat. Ata kërkojnë nga Bashkia Bulqizë që të ndërhyjë për të rregulluar shtratin e lumit dhe për të shmangur përsëritjen e situatës.
Autoritetet vendore kanë njoftuar se po monitorojnë situatën në terren dhe janë në gatishmëri në rast përkeqësimi të motit.
Top Channel