Mbyllet dosja për bandën e hashashit, Apeli i GJKKO merr vendim për 32 të akuzuarit, ulet dënimi për 10 prej tyre

26/10/2025 19:48

Ka marrë fund në Gjykatën e Apelit të Posacëm në Tiranë saga e 32 të akuzuarve, të dënuar për herë të dytë mbasi gjykatat në rrethe i kishin gjetur fajtorë  për kultivimin dhe shitjen e hashashit mes viteve 2019-2020.

Mbas përfundimit të afateve, të dyshuarit e SPAK  për 13 episode prodhimi e shitjeje kanabisi kishin lënë qelitë një vit më parë edhe pse u konsideruan si pjesë e së paku tetë grupeve që kishin vepruar në Vlorë, Fier, Tepelenë, Durrës e Përrenjas .

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimet për 20 prej tyre dënuar për trafik dhe shitje droge, Mico Bushi dhe Denardo Dervishi do të rigjykohen kurse për dhjetë të tjerëve ju dha një fitore të vogël duke ju pushuar njërën nga akuzat përsa kohë ishin dënuar pas hetimeve të zakonshme për prodhim e shitje droge në bashkëpunim

Në dispozitivin e Gjykatës së Apelit thuhet se  Abedin lljajaj,Aleks Mecorapaj, Ardit Petraj, Ervin begaj, Hyrjet Runaj, Kastëriot Lalaj, Klodian Delaj, Leonidha Kociaj, Mikel zifla dhe Neritan Lamajt ju pushohet  akuza e kryerjes së veprave nga organizata kriminale.

Ndërkohë që ju mbetet  në fuqi pjesëmarrja në grup kriminal. Gjykata e Posaçme e apelit urdhëroi ndryshimin të shkallës më të ulët dhe duke ju zbritur shkallën e burgut, dënoi secilin prej tyre  me nga 1 vit e katër muaj burg.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta