Polemikat mes Milaim Zekës te “Rrethi Katror”/ Nga Putin që do kalonte në Shqipëri tek anulimi i takimit me Trump: I thanë se mund ta vrisnin
Policia greke ka vënë në pranga 3 shtetas shqiptarë të kërkuar në Greqi e Zvicër.
Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në dy raste të ndryshme, nga oficerë policie të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës në bashkëpunim me Departamentin e Policisë së Pogonit, janë arrestuar dy shtetas shqiptarë, kundër të cilëve pritej dënimi nga Gjykata Tre-Anëtarëshe e Apelit për Krime të Maqedonisë Perëndimore me një dënim me 1 vit burg dhe nga Gjykata Një-Anëtarëshe e Kundërvajtjeve të Follorinës, me një gjobë prej 1500 eurosh, përkatësisht për shkelje të legjislacionit për të huajt.
Në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorit të Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve në Janinë u arrestuar një tjetër shqiptar.
Në veçanti, siç u vërtetua gjatë kontrollit policor, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti evropian nga autoritetet zvicerane për shkelje të ligjeve për drogën, të cilat sipas ligjit zviceran dënohen me një dënim maksimal prej 20 vitesh burgim.
I arrestuari është shoqëruar në prokurorinë përkatëse, sipas raportimit të gazetarit Artur Bibe.
Top Channel