Katy Perry dhe Justin Trudeau konfirmojnë romancën, bëjnë daljen e parë publike në Paris

26/10/2025 17:30

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau duket se nuk e fshehin më lidhjen e tyre. Çifti është parë për herë të parë publikisht si partnerë të shtunën mbrëma, më 25 tetor, në Paris, duke konfirmuar zyrtarisht thashethemet për romancën që qarkullonin prej muajsh.

Sipas “TMZ”, këngëtarja 41-vjeçare dhe Trudeau, 53 vjeç, morën pjesë në një shfaqje kabareje në klubin e njohur “Crazy Horse”, për të festuar ditëlindjen e Perry-t. Në fotot e publikuara, ata shihen duke dalë nga teatri dorë për dore, të buzëqeshur dhe të relaksuar.

Katy Perry kishte zgjedhur një fustan elegant ngjyrë të kuqe, ndërsa Trudeau u shfaq me një veshje të zezë klasike, duke u përpjekur të ruante një profil më të ulët gjatë mbrëmjes së tyre në kryeqytetin francez.

Thashethemet për një lidhje mes tyre nisën gjatë verës, pasi u panë për herë të parë bashkë në Montreal, pak pas ndarjes së Perry nga aktori Orlando Bloom.

Nga ana tjetër, Trudeau u nda nga bashkëshortja e tij, Sophie Grégoire, në vitin 2023, pas 18 vitesh martesë.

Muaj më vonë, në shtator, ata u fotografuan sërish në një jaht pranë Santa Barbarës, duke shkëmbyer përqafime dhe puthje — imazhe që vetëm sa ndezën më shumë zërat për një lidhje romantike.

Burime pranë revistës “People” kanë zbuluar se Trudeau “është treguar i këmbëngulës” ndaj këngëtares dhe se mes tyre ka “një lidhje të lehtë, të respektueshme dhe plot kimi”.

Aktualisht, Katy Perry është në mes të turneut të saj botëror “Lifetimes Tour”, me të cilin po promovon albumin më të ri, 143. Turneu ka nisur në Meksiko Siti dhe ka përfshirë ndalesa në SHBA, Kanada dhe Australi, ndërsa këngëtarja vazhdon të udhëtojë për t’u takuar me fansat e saj në mbarë botën./TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta