Drejtprdrejtë në DigitAlb ka startuar me ngjarje dhe polemika “El Clasico” Real Madrid-Barcelona
Jave e tetë e Kategorisë Superiore, përfundoi me ndeshjet Partizani-Egnatia dhe Teuta-Flamurtari. Ashtu siç ndodh çdo javë, trajnerët e skuadrave kombëtare kanë përzgjedhur lojtarët dhe trajnerin më të spikatur të kësaj javë duke përpiluar kështu edhe formacionin më të mirë
Këtë radhë trajnerët kanë përpiluar një formacion me skemë 4-2-3-1 teksa në portë është përzgjedhur Pano Qirko i Partizanit, ndërsa për repartin e mbrojtjes janë përzgjedhur Bekim Maliqi i Dinamo City, Marcelino Preka i Partizanit, Gomes Ferreira i Teutës dhe Andrey Yago i Vllaznisë.
Mesfushorë të vendosur përpara mbrojtjes janë Albano Aleksi i Egnatias dhe Ibrahimi Abbas i skuadrës së Elbasanit. Ndërsa më të avancuar janë Dejvi Bregu i Dinamos, Ergis Arifi i Teutës dhe Diallo i Elbasanit të cilët janë në mbështetje të qendërsulmuesit Bekim Balaj të Vllaznisë
Përsa i përket trajnerit më të mirë, i përzgjedhuri është Edi Martini i Vllaznisë teksa skuadra shkodrane arriti të fitojë në klasiken e futbollit shqiptar ndaj Tiranës 3-1 për të regjistruar fitoren e 4-t radhazi në kampionat.
Top Channel