Not, ‘shi rekordesh’ botërore në Kupën e Botës në pishinë 25 m
Jannik Sinner është fituesi i turneut të Vjenës. Tenisti italian, numri 2 i botës mposhti në finale Alexander Zverev me rezultatin 2-1 duke ‘marrë hakun’ për bashkëkombasin e tij Musetti, të cilin Zverev e eliminoi në gjysmë finale.
Për Jannik Sinner, suksesi në turneun e Vjenës ishte fitorja e katërt sezonale dhe e 22 në karrierë, për më tepër kjo ishte edhe finalja e tij e 8 radhazi për këtë vit duke barazuar kështu rekordin e Djokovic për numrin e finalave radhazi të arritur brenda një sezoni.
Kështu triumfi në turneun e Vjenës, i bashkohet sukseseve në Australian Open, Ëimbledon dhe Turneut të Pekinit. Sfida e kësaj të diele mes Sinner dhe Zverev ishte e ekuilibruar me Alexander Zverev që fitoi setin e parë 6-3. Sinner iu kundërpërgjigj duke fituar fraksionin e dytë po 6-3 dhe ndeshja shkoi në set final. Edhe këtu rivaliteti ishte i madh me tenistët që shkuan në barazim deri në 5-5. Por Sinner arriti të fitojë dy gamet e fundit duke mbyllur këtë set 7-5 dhe krejt ndeshjen 2-1 për të ngritur trofeun e turneut
Top Channel