Pas disa orësh kërkimesh, janë gjetur turistët që kishin humbur sot në Llogora.

Sipas policisë së Vlorës, ata janë gjetur në afërsi të vendit Qafa e thellë. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht po shoqërohen drejt qytetit të Vlorës.

Dy turistë suedezë, nënë e bir, përkatësisht 61 dhe 23 vjeç u raportuan të humbur mesditën e sot në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Ata ishin nisur në mëngjes për të eksploruar zonën dhe kanë përshkuar një pjesë të parkut e të pyjeve, por pas disa orësh çdo kontakt me ta është ndërprerë.

Turistët kishin dërguar një sinjal SOS, i cili ishte kapur nga autoritetet greke për shkak të mungesës së mbulimit me sinjal telefonik në anën shqiptare të gadishullit te Karaburunit. 

Emergjencat greke kanë njoftuar menjëherë autoritetet shqiptare.

Në terren u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, si dhe specialistët e zonave të mbrojtura.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta