Policia greke ka zbuluar sasi të tjera droge të hedhura nga skafi që u nis të enjten mbrëma nga Saranda dhe në të gdhirë të së premtes u mbyt në ngushticën detare midis Korfuzi dhe Igumenicës.

Sipas policia greke, pasi u shoqërua në Komisariatin e Igumenicës drejtuesi i skafit, 50-vjecari Edmond Musa nga Saranda, i njohur si “Çimoni”, u shkua sërish tek vendi ku u mbyt skafi. Me ndihmën e një zhytësi privat, brenda skafit u gjetën 5 pako me 79 kg 750 gram marijuanë.

Por një ditë më pas, në vendin e quajtur “Voda” në Sajadhë, u gjetën 1 çantë që përmbante 6 pako të tjera me 56 kg 130 gram marijuanë.

Deri tani sasia totale e drogës së sekuestruar është 135 kg 880 gram marijuanë, raporton korrespondenti i Top Channel Artur Bibe.

Personi i arrestuar, Edmond Musa, akuzohet për shkelje të ligjit “për substancat që shkaktojnë varësi”, pasi tentoi të importonte ilegalisht një sasi të madhe droge në Greqi, si dhe për “hyrje të paligjshme në vend” pasi nuk kishte dokumente të ligjshme udhëtimi. Përveç kësaj, u sekuestruan droga, skafi prej poliesteri e përdorur si mjet transporti dhe një telefon celular.

Vlera e sasisë së sekuestruar të drogës arrin në 400.000 euro. Paralelisht më autoritetet greke, ka nisur hetimet edhe policia e Sarandës.

Sasia totale e kapur nga policia greke në dy muajt e fundit që dyshohet se vinte nga Shqipëria është rreth 242 kg marijuanë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta