Dëmtimi i De Bruynes në penalltinë kundër Interit, te Napoli frikësohen për një mungesë të gjatë të belgut

26/10/2025 13:01

Kevin De Bruyne ka lënë fushën e lojës gjatë ndeshjes së madhe midis Napolit dhe Interit pas një gjuajtjeje fituese, duke ndjerë dhimbje të forta në kofshën e majtë.

Lojtari belg mbeti pa lëvizur për disa çaste, ndërsa stafi mjekësor i Napolit e shoqëroi menjëherë drejt dhomës së zhveshjes.

Kjo situatë rikujtoi tifozët napolitanë për dëmtimin e Romelu Lukakus disa vite më parë, i cili gjithashtu mbeti i palëvizshëm në tokë pas një problemi të ngjashëm në kofshë.

Testet e para mjekësore konfirmuan një këputje të rëndë të muskulit rectus femoris në kofshën e majtë të De Bruynes. Belgu pritet të kryejë kontrolle të mëtejshme, por shenjat fillestare nuk janë pozitive, duke pasur parasysh rikthimin e tij nga një dëmtim i ngjashëm që e kishte mbajtur jashtë fushave për 128 ditë dhe 30 ndeshje.

Trajneri Conte dhe stafi i Napolit janë të shqetësuar, ndërsa rreziku që De Bruyne të mungojë për një periudhë të gjatë mbetet real.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta