El Clasico mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, ndeshja më e ndjekur në mbarë globin dhe që transmetohet në Digitalb, këtë të dielë do të flasë edhe gjuhën angleze pasi përballë do të mund të jenë Jude Bellingham dhe Marcus Rashford.

Dhe kjo është hera e parë që në një ndeshje El Clasico të jenë dy futbollistë anglezë që të përballen mes tyre. Në 100 vitet e fundit, vetëm Gary Lineker ka veshur fanelën blaugrana në periudhën 1986-89, por legjenda e futbollit anglez nuk kishte asnjë bashkëkombas si kundërshtar në sfidën më të ndjerë në futbollin spanjoll dhe jo vetëm. Ndërsa te Reali i Madridit,  Laurie Cunningham ka marrë duartrokitje nga Camp Nou në vitin 1980.

Që nga ai moment, 4 futbollistë të tjerë kanë veshur fanelën e Los Blancos; Steve McManaman (1999-2003), David Beckham (2003-07), Jonathan Ëoodgate (2004-06) dhe Michael Oëen (2004-05).

Por edhe të gjithë këta nuk kanë pasur bashkëkombas  si kundërshtarë në El Clasico deri në momentin e duelit Bellingham vs Rashford. Vlen të kujtohet se te Reali I Madridit është edhe një futbollist tjetër angleze, Trend Alexander-Arnold, por që për shkak dëmtimi nuk do të mund të përballet me Rashford për ta ndalur në krahë

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta