Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Dy të rinj, një 18-vjeçar dhe një i mitur 16-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohen për 9 vjedhje të biçikletave dhe motomjeteve elektrike gjatë muajve shtator-tetor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimeve të bëra nga disa qytetarë, për vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave të tyre në lagje të ndryshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mjetet”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, u bë e mundur zbardhja e 9 rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe motomjeteve elektrike, të kryera gjatë muajve shtator dhe tetor, nga shtetasi R. M., 18 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel