U përplas fizikisht me një qytetar, reagon deputeti i LDK-së: Më provokoi, duhet të ruaja dinjitetin tim Të dielën e 26 tetorit, në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca për formimin e qeverisë së re.
Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, më 11 tetor është mandatuar nga presidentja, Vjosa Osmani për të paraqitur para parlamentit programin dhe përbërjen e ekzekutivit.
Për gjatë këtyre ditëve, as Kurti dhe as akterë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, publikisht nuk njoftuan se kanë zhvilluar takime me partitë e tjera politike, për të arritur marrëveshje për formimin e qeverisë, marrë parasysh që nuk i kanë 61 votat e nevojshme.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, më 15 tetor kishte deklaruar se me Kurtin nuk diskuton asnjëlloj qeverie e opsioni.
Kjo është mbështetur edhe nga akterë të tjerë të PDK-së që thanë se partia e tyre nuk voton pro qeverisë Kurti 3.
Qëndrim thonë se nuk kanë ndryshuar as nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku tha se kanë dallime thelbësore me LVV-në e nuk do bashkëpunojnë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në anën tjetër preferon qeveri të opozitës e njëkohësisht ka deklaruar se nuk ka interes të bashkëpunojë me Albin Kurtin.
Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se nuk voton pro një qeverie tjetër me Kurtin kryeministër, përderisa, Dimal Basha mbetet kryetar i Kuvendit.
Albin Kurti që është nisur për të formuar qeverinë të dielën ka vetëm 56 vota për, 48 deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe 8 nga minoritetet joserbe.
Lëvizjes Vetëvendosje i duhen të paktën edhe pesë vota të tjera për ta zgjedhur kryeministrin.
Ndërkohë, nëse nuk formohet qeveria të dielën nga Kurti, një shumicë e dytë parlamentare ka kohë dhjetë ditë të provojë.
Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës, si parti e dytë, ka deklaruar se nuk do kërkojë nga presidentja një gjë të tillë.
Kjo i ka hapur përfundimisht rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme paralamentare, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, ku theksohet se në rast se dështon edhe mandatari i dytë, shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Top Channel