Studimet sugjerojnë se meshkujt që dalin me gra më të reja raportojnë nivele më të larta lumturie krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre.

Studiuesit përmendin faktorë si energjia, përputhshmëria në stilin e jetesës dhe mungesa e barrës nga marrëdhënie të kaluara si arsye të mundshme pas këtyre rezultateve. Edhe pse nuk është një rregull i përgjithshëm, ky trend po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen në fushat e sociologjisë dhe psikologjisë.

Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se lumturia në një marrëdhënie varet nga shumë më tepër se mosha. Përputhshmëria emocionale, respekti i ndërsjellë dhe objektivat afatgjata mbeten tregues më të fortë të kënaqësisë në çift. Ekspertët theksojnë se, në mungesë të këtyre faktorëve, ndryshimi në moshë nuk është i mjaftueshëm për të mbajtur një marrëdhënie të lumtur. Megjithatë, perceptimi se partneret më të reja sjellin gjallëri dhe frymëzim duket se ka një farë baze në përvojat e raportuara nga disa burra.

Në një botë ku ritmi i jetës është gjithnjë e më i shpejtë dhe stresi është pjesë e përditshme e ekzistencës, mbështetja emocionale nga partneri mund të bëhet një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin mendor dhe qëndrueshmërinë e lidhjes.

Një studim i ri i publikuar në “Journal of Youth and Adolescence” ka treguar se dashuria nuk matet vetëm me fjalë apo gjeste romantike por me mënyrën si partnerët përballojnë ditët e vështira së bashku. Hulumtimi u zhvillua me 97 çifte të reja adoleshentësh dhe analizoi ndjenjat e tyre në ditët me stres. Rezultatet ishin të qarta: në ato ditë kur njëri prej partnerëve ndihej i mbështetur, ndjenja e dashurisë dhe afërsisë qëndronte e fortë; ndërsa kur mbështetja mungonte, dashuria dukej sikur zbehej.

Ndërkaq, martesa shpesh sjell me vete sfida dhe surpriza që nuk i parashikon dot derisa të bën të jetosh çdo ditë me partnerin tënd.

Një sondazh i ri ka zbuluar se pothuajse 70% e personave të divorcuar që martohen përsëri raportojnë se janë më të lumtur dhe më të shëndetshëm në martesën e tyre të dytë. Ekspertët thonë se mësimet e marra nga marrëdhëniet e mëparshme shpesh çojnë në lidhje më të forta herën e dytë.

Çiftet e rimartuara kanë pritshmëri më të qarta, komunikim më të mirë dhe një kuptim më të fortë të përputhshmërisë. Këta faktorë ndihmojnë në uljen e konflikteve dhe në rritjen e stabilitetit emocional në marrëdhënie./ TAR

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta