Sezoni i ri i Kupës së Botës në Skitë Alpine ka ngritur siparin e tij me ndalesën e parë që zhvillua në Soelden të Austrisë në disiplinën e Slalomit Gjigand. Lara Colturi, italiania që garon për Shqipërinë në këtë kompeticion u rendit në vendin e shtatë në përfundim të të dy mansheve.

Skiatorja 18 vjecare u rendit në vendin e katërt në manshin e parë me kohën 1 minutë 9 sekonda e 14 të qintat dhe para saj ishin vetëm Julia Scheib, Paula Moltzan dhe Zrinka Ljutic. Me të njëjtin ritëm, Colturi garoi edhe në manshin e dytë gjatë të cilit regjistroi kohën 1 minutë 9 sekonda e 13 të qintat, por këtë radhë mbeti jashtë dhjetëshes kryesore teksa u pozicionua në vendin e 25.

Megjithatë me kohën totale të regjistruar me 2 minuta 18 sekonda e 27 të qintat, lara Colturi e sheh veten mes 10 më të mirave pikërisht në vendin e 7 për të marrë në këtë mënyrë edhe 36 pikët e para në këtë sezon të ri të Kupës së Botës në Skitë Alpine

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta