“Trego respekt, nuk je fenomen”/ Përplasja Conte-Lautaro, si filloi çdo gjë te Interi dhe u pasqyrua në “Maradona”
Në Maradona Stadium u pa një klimë e tensionuar dhe nervozizëm mes trajnerit të Napolit, Antonio Conte dhe kapitenit të Interit,Lautaro Martinez. Gjithcka nisi nga një reagim i Dumfries kundrejt pankinës së Napolit me argjentinasin që bëri gjestin e frikës dhe më pas atë të ‘fol, fol’në drejtim të ish trajnerit të Interit
Episodi u mbyll me Lautaro Martinez që qeshi, ndërkohë që Conte që iu hakërrye futbollistit. Nuk është hera e parë të Lautaro Martinez dhe Conte përplasen mes tyre, një zënkë ata e kanë pasur edhe kur në pankinën e Interit ishte pikërisht Conte. Gjithcka ndodhi në sfidën inter-Roma të 12 majit 2021 me Lautaro Martinez që reagoi me nervozizëm në momentin e zëvendësimit me Pinamontin, pasi ai kishte hyrë më parë në vend të Alexis Sanchez të dëmtuar në pjesën e parë, duke goditur me shkelm një shishe për t’u ulur në stol duke mërmëritur dhe i ngrysur në fytyrë.
Një sjellje që Antonio Conte nuk e kapërdiu dhe nuk ia kurseu kritikat lautaro martinez në sy të futbollistëve të tjerë të skuadrës. ‘Duhet të kesh respekt, në vend që të bësh fenomenin’-ishin fjalët që i dha Conte, sulmuesit argjentinas.
Në atë kohë, kjo cështje u mbyll me një takim sqarues në privat dhe me një lloj aktrimi në Appiano; me trajnerin dhe Lautaro martinez që kishin veshur dorezat e boksit në një ring të improvizuar dhe Lukaku që ishte në rolin e folësit
Top Channel