Premier League/ Chelsea shtanget në fund, Xhaka me shokë përmbysin Blutë e Londrës në “Stamford Bridge”
25/10/2025 18:03
Chelsea pësoi një humbje të rëndë në Premier League kundër Sunderlandit në javën e 9-të të kampionatit.
Ekipi i drejtuar nga Enzo Maresca u përmbys vetëm në çastet e fundit të sfidës, duke u dorëzuar para Granit Xhakës me shokë.
Blutë kaluan të parët në avantazh falë Garnachos që në minutën e 4’ të takimit, por barazimi erdhi në të 22’nga Isidor.
Vetëm në minutat e fundit, falë një kundërsulmi, Talbi gjeti rrjetën, duke ngritur në festë miqtë, të cilët për momentin ngjiten në vendin e dytë të renditjes.
Në takimin tjetër, Newcastle mundi 2-1 Fulham.
REZULTATET:
Chelsea 1-2 Sunderland
Garnacho 4’/ Isidor 22’, Talbi 90+3’
Newcastle 2-1 Fulham
Murphy 18’, Bruno Guimaraes 90’ / Lukic 56’
Top Channel