Jurgen Uldedaj gati për betejën e madhe në Londër: Do jap gjithçka për flamurin dhe popullin tim
Për ngjarjen e bujshme dhe të paprecedentë të pezullimit të volejbollistes braziliane të Dinamos, Nayara Ferreira, nga Federata Shqiptare e Volejbollit, kjo e fundit pas publikimit të lajmit ka reaguar me një komunikatë për shtyp.
REAGIM PËR SHTYP
Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV)
Në lidhje me informacionet e publikuara në media lidhur me pezullimin e lojtares së ekipit të Dinamos, znj. Nayara Ferreira, Federata Shqiptare e Volejbollit dëshiron të sqarojë se aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar për të ndarë në këtë moment.
FSHV po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare të volejbollit.
Për çdo zhvillim të mëtejshëm, publiku dhe media do të informohen përmes kanaleve zyrtare të FSHV-së.
Federata Shqiptare e Volejbollit
Tiranë, 25.10.2025
Top Channel