Përpara përballjes së madhe të së dielës në ndeshjen më të famshme në Botë, jo vetëm të kampionatit spanjoll, “El Clásico”, që trasmetohet drejtpërdrejtë në DigitAlb, Inteligjenca Artificiale ka bërë parashikimin e saj: Reali i Madridit pritet të fitojë La Ligën, duke lënë pas Barcelonën.

Sipas analizës, skuadra e Xabi Alonsos pritet ta mbyllë sezonin me 84.87 pikë të pritshme dhe ka 57.44 për qind gjasa për ta fituar kampionatin spanjoll. Barcelona, nga ana tjetër, ka 81.96 pikë të pritshme dhe vetëm 37.44 për qind mundësi për të mposhtur rivalët e përjetshëm në garën për titull.

Këto parashikime vijnë në një moment kur Reali kryeson La Ligën me dy pikë më shumë se Barcelona, ndërsa sfida e fundjavës mund të ketë ndikim të madh në ecurinë e sezonit. Vlen të përmendet se edhe sezonin e kaluar, të dhënat e Opta-s kishin favorizuar Realin e Madridit, por në fund Barcelona arriti të fitonte titullin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta