Në prag të “El Clasico”-s së famshme, Inteligjenca Artificiale jep parashikimet e saj dhe saktëson kampionin e La Ligës
Ndeshja e Ligës së Konferencës që u ndërpre fillimisht në minutën e 13-të, rifilloi pas rreth një ore, futbolli u luajt deri në fund të pjesës së parë kur gjyqtari vendosi ta ndërpresë përgjithmonë dhe ta vazhdojë të nesërmen.
U deshën rreth 22 orë pas fillimit të ndeshjes në orarin e parë të planifikuar që të rifillonte loja, por në fund ndeshja epike Rijeka – Sparta Praga e Ligës së Konferencës përfundoi si zakonisht pas shtyrjes dhe ndërprerjes së në fund të pjesës së parë të një dite më parë, për shkak të një stuhie.
Kroatët ishin ata që buzëqeshën në fund, pasi në 45 minutat e fundit arritën të merrnin fitoren me rezultatin 1-0. Goli që vendosi ndeshjen u shënua në minutën e 75-të nga Andu Andzei. Kështu, Rijeka la pas humbjen nga Noa në ndeshjen e parë dhe mori tre pikët e para në garë.
Top Channel