Inzaghi-Conceição, derbi i Arabisë… s’ka shtrëngim duarsh mes trajnerëve, shkak sukseset e portugezit me Milanin?
Vetëm 3 gola të shënuar, një me penallti, në 12 ndeshje në këtë sezon. Statistika të tilla nuk ishin parë kurrë te Mohamed Salah. Sulmuesi I Liverpool po kalon një moment të komplikuar në këtë fillim te sezonit aktual dhe shifrat e tij janë larg atyre që jemi mësuar të shohim.
Sulmuesi egjiptian nuk shënon prej 6 ndeshjesh, dhe kjo rënie e rendimentit të tij detyroi trajnerin Arne Slot që ta lërë Salah në stol në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, një ndeshje që Liverpool e fitoi me rezultatin 5-1 dhe ku Salah hyri në fushën e lojës në minutën e 74 kur llogaritë e sfidës ishin mbyllur
Ky vendim i trajnerit Slot ishte një paralajmërim për një futbollist që është mësuar te jetë gjithnjë në fushë si titular. Vetë holandezi pohon se dëshiron që ky vendim për ta lënë në stol t’i shërbejë sulmuesit.
‘Shpresoj që ai kurrë të mos e marrë me komoditet lënien në sot, sepse nëse kjo ndodh, e humbet motivimin-tha Slot-sigurisht kjo është e aplikueshme për të gjithë futbollistët jo vetëm për Salah. Kur fillon të pranosh se nuk do të luash më si titular dhe të duket dicka e mirë, humbet motivimin e nevojshëm për të luajtur në një nivel të lartë’.
Më pas Arne Slot shprehu bindjen se Salah do të kthehet në nivelin e tij, si në sezonin e kaluar të cilin egjiptiani e mbylli me 29 gola dhe 18 asiste në Premier League duke e drejtuar skuadrën e The Reds drejt titullit.
Top Channel