Për dyshimet mbi gjininë e sportistes së Dinamos reagon Federata: S’kemi asnjë informcion për të publikuar…për momentin
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj është gati për ndeshjen më të madhe të karrierës së tij, e cila zhvillohet sonte në O2 Arena në Londër.
Ai do të ngjitet në ring për të luftuar për titullin botëror IBO në peshën “Cruiserweight”, një moment historik që mund ta bëjë boksierin e parë shqiptar që garon për një titull bote nga një prej federatave të mëdha të boksit profesionist.
“Peshimi zyrtar u krye
Nesër gjithçka vendoset — titulli botëror IBO në peshën Cruiserweight
Kjo është ndeshja më e madhe e karrierës sime. Nesër në mbrëmje, në O2 Arena në Londër, do të hyj në ring për të luftuar për titullin botëror — një ëndërr për të cilën kam punuar gjithë jetën.
Është një nder i madh të përfaqësoj Shqipërinë 🇦🇱 dhe të jem shqiptari i parë që lufton për një titull bote nga një prej federatave të mëdha. Do të jap gjithçka për flamurin dhe popullin tim”, shkruan ai.
Top Channel