Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë
25/10/2025 17:25
27 tetori do të sjellë një bllokim të kalimeve kufitare në Pikën Kufitare të Kakavijës, kjo për shkak të grevës së palës greke.
Bllokimi do të nisë në orën 06:00 dhe do të zgjasë deri në 10:00 (me orën shqiptare).
Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Policia Kufitare Kakavijë njofton se do të lejohet kalimi vetëm i këmbësorëve pa bagazhe, dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Top Channel