Kërkohej nga autoritetet gjermane, kapet shqiptari në Kakavijë Prej 11 ditësh naftëtarët e “ Bankers Petroleum” janë në grevë me shpresën se kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe të përmirësimit të kushteve një ditë do të dëgjohen dhe se negociator kryesor sipas grevistëve duhet të jetë vetë shteti shqiptar.
“Në presim që shteti jonë të ndërhyjë pasi bëhet fjalë për shumë punonjës që janë aty jashtë, por edhe për 10 grevistët, kushtet janë shumë të këqija, përveç shteti askush nuk mund ta zgjidhë këtë gjë”, shprehet një nga qytetarët.
Shumë prej naftëtarëve e ndërprenë protestën dhe grevën, kushtet e vështira ekonomikë I kthyen përsëri në punë, edhe pse kundra dëshirës së tyre.
“Shumë njerëz janë kthyer në punë më intimidime të gjithë na thonë na fal, por nuk ia dal dot më”, shton një tjetër.
Gjendje shëndetësore e 10 grevistëve nuk paraqitet aspak mirë, shumë prej tyre kanë marrë ndihmën mjekësore nga shërbimi I urgjencës kombëtare.
“Të themi të drejtën nuk jemi aspak mirë, gjendja jonë është edhe më e rëndë se sa duket, por rezistojmë më disa medikamente që i blejmë në farmaci dhe na i sjellin çunat nga jashtë. Por jemi keq”, tha për TCH një tjetër qytetar.
Për situatën e krijuar grevistët kanë vënë në dijeni nëpërmjet sgkresave zyrtare jo vetëm institucione shqiptare, por edhe organizata ndërkombëtare.
“Për nga institucionale i kemi dërguar letër Komisionerit tanë të Diskriminimit, Inspektoratit të Shëndetin dhe të Punësimit, Komisionerit të Anëtarësimit Europian, Organizatave botërore, i kemi dërguar letër kryeministrit dhe ministres ku i vendosim në presion duke i kujtuar se çështje sindikale janë çështje të integrimit evropian, e nëse këto nuk zgjidhen nuk BE”, thotë një tjetër qytetar që është në grevë.
10 grevistët thonë se nuk ka tërheqje, sepse për ta nafta duhet të konsiderohet si bekim dhe jo mallkim.
“Për sa kohë i hymë kësaj greve nuk do të hedhim hapa pas”, përfundojnë ata.
Top Channel