“Kosova topin t’ja lërë Serbisë”, Rama: Me Albin Kurtin jemi miq, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime
Një 52-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, së bashku me një 22-vjeçar rumun, pasi në banesën e tyre janë gjetur 15 kilogramë lëndë narkotike.
Mediat vendase raportojnë se gjatë kontrollit policia ka zbuluar tetëmbëdhjetë qese hashashi të fshehura në dy kuti këpucësh në dollap, njëzet të tjera ishin me imazhin e futbollistit Ronaldo, si dhe disa të tjera të vendosura në një vazo në kuzhinë.
Sipas Prokurorisë, sasia e madhe e drogës u zbulua në një ndërtesë në Via dei Gerani, në zonën Villaggio Gescal të San Giusto.
52-vjeçari shqiptar rezultoi i dënuar, me atë që autoritetet italiane e quajnë gjysmë-liri. Ai qëndronte i lirë gjatë ditës, por duhej të kthehej në burg çdo natë, nga ora 22:00 deri në 8:00 të mëngjesit.
Hetuesit dyshojnë se ai shfrytëzoi këtë leje për të rifilluar aktivitetin e trafikut të drogës.
Pas disa ditësh vëzhgimi dhe ndjekjeje, policia zbuloi vendin ku ishte fshehur droga dhe arrestoi të dy burrat në flagrancë.
Top Channel