LIGA E KOMBEVE / Kombëtarja e vajzave kuqezi mundet në Qipro!
Armand Duplantis është shpallur atleti më i mirë evropian në mënyrë absolute për vitin 2025. Suedezi, rekordmeni i kërcimit me shkop ishte triumfuesi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Golden Tracks’ e organizuar nga Federata Evropiane e Atletikës.
Duplantis, që ka 14 rekorde botërore në karrierë, ishte në garë në finale me italianin Mattia Furlani dhe francezin jimmy gressier duke i mposhtur që të dy rivalët e tij.
Ky çmim ishte kurorëzimi i një tjetër sezoni triumfues që e pa atë të arrijë suksese në botërorët e atletikjës si në Botërorin në salla të Mbyllura në nanchino ashtu dhe në atë në ambient të hapur në Tokio, pa harruar këtu finalen e Diamond League në Zyrih. Por jo vetëm kaq, gjatë këtij viti, Duplantis ka thyer 4 herë rekordin botëror në kërcimin me shkop duke e cuar stekën në lartësinë 6 m e 30 cm
Për Armand Duplantis kjo është hera e dytë radhazi dhe e treta në 4 vitet e fundit që vlerësohet më çmimin më të lartë të atletikës sic është ‘Atleti evropian i vitit’.
Top Channel