Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

25/10/2025 19:07

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40. Automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë. Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta