Fatmir Pjetri goditi me hekur në kokë gardianin, çfarë ndodhi gjatë planit për arratisjen nga “Burgu 313”: U dëgjuan zhurma dhe të bërtitura Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.
Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë.
“Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në segmentin rrugor është vështirësuar përkohësisht.
Top Channel