Humbja e katërt radhazi në kampionat, Liverpooli mundet edhe nga Brentford dhe sheh titullin t’i “venitet”

25/10/2025 23:09

Liverpooli po kalon një krizë rezultatesh, me “The Reds” që morën humbjen e katërt radhazi në kampionat, kësaj radhe nga Brentford, me rezultatin 3-2.

Takimi i luajtur në Londër nisi në mënyrën më të keqe për të besuarit e Arne Slot, të cilët e pësuan që në minutën e 5’ nga Ouattara.

Në minutën e 45’, Schade dyfishoi shifrat, por pa u mbyllur pjesa e parë, Kerkez ngushtoi diferencën.

Pjesa e dytë ishte po aq e dobët sa e para, me Thiagon që realizoi një 11-metërsh.

Në minutën e 89’, diferenca u ngushtua sërish, me Salah që gjeti rrjetën, teksa rezultati nuk ndryshoi më.

Kështu Liverpooli zbret në vendin e 6-të, duke u parakaluar edhe nga Manchester United, ndërsa “The Reds” shohin vendin e parë që të largohet edhe më shumë.

REZULTATI:

BRENTFORD 3-2 LIVERPOOL

Ouattara 5’, Schade 45’, Thiago (P) 60’ / Kerkez 45+5’, Salah 89’

RENDITJA:

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta