Edhe pse merkatoja është mbyllur, Teuta nuk ndalet me përforcimet.

Klubi durrsak ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të djathtë brazilian Vitinho Oliveira, që vjen nga ekipi i moshave të Corinthians në Brazil.

20-vjeçari shihet si një investim për të ardhmen, ndërsa pritet të rrisë konkurrencën në prapavijën blu. Lëvizja vjen në prag të ndeshjes së rëndësishme me Flamurtarin, duke shtuar optimizmin në kampin durrsak.

Në njoftimin zyrtar, klubi shkruan: “KF Teuta ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër! Mbrojtësi i djathtë brazilian 20-vjeçar Vitinho Oliveira i bashkohet ekipit tonë nga SC Corinthians U-20, ku ka pasur performanca shumë të mira. E gjithë familja blu e mirëpret Vitinho Oliveirën dhe i uron shumë suksese me fanellën e Teutës.”

Me këtë afrimin të ri, Teuta synon të forcojë skuadrën në prag të fazës më të rëndësishme të sezonit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta