Renditja/ Vllaznia nuk e lëshon kreun, Elbasani ngjitet i dyti, Tirana sheh “makthe” të Kategorisë së Parë
Vllaznia ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, kësaj radhe duke triumfuar në “klasiken” e futbollit shqiptar kundër Tiranës.
Takimi i luajtur në “Loro Boriçi” ishte i mbushur me emocione, me bardheblutë të cilët kaluan të parët në avantazh me Tabekoun në minutën e 9’. Gjithsesi festa e kryeqytetasve zgjati vetëm 6 minuta, pasi në të 15’, Yago rivendosi baraspeshën.
Por shkodranët nuk ndaluan këtu, të cxilët pas 5 minutash përmbysën çdo gjë me anë të Bekim Balajt.
Gjërat u vështirësuan në pjesën e dytë për ekipin e Edi Martinit, kur në minutën e 52’, Kouros që kishte vetëm 6 minuta në fushë u ndëshkua me karton të kuq.
Por inferioriteti numerik nuk i penalizoi shkodranët, të cilët gjetën dhe golin e tretë me anë të Kastratit në minutën e 77’, duke vulosur gjithçka.
Kështu, Vllaznia shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e parë, 5 më shumë se Elbasani i vendit të dytë, me shkodranët që tashmë numërojnë 5 fitore radhazi.
Nga ana tjetër, fitorja në derbi ishte vetëm një “mirazh” për Tiranën, e cila ndodhet në vendin e parafundit me 6 pikë.
REZULTATI:
VLLAZNIA 3-1 TIRANA
Yago 15’, Balaj 20’, Kastrati 77’ / Tabekou 9’

Top Channel