Bruno Fernandes ruan misterin për të ardhmen e tij: Deri në fund të Botërorit, nuk do të flas me asnjë
Skuadra e Realit të Madridit publikon një video magjepsëse që prezanton fanellat e reja të sezonit 2025-26, të frymëzuara nga stadiumi ikonik Santiago Bernabeu.
Reali i Madridi dhe Adidas, që është marka e cila prodhon fanellat e skuadrës më të suksesshme në Botës, kanë lënë mbresa, duke prezantuar një video spektakolare të xhiruar “brenda” stadiumit të rinovuar Santiago Bernabéu, disa ditë para El Clasicos së shumëpritur me Barcelonën. Videoja është një homazh për fanellat e reja të ekipit për sezonin 2025-26, duke lidhur çdo detaj të dizajnit me stadiumin historik në Madrid.
Në video janë marrë si protagonistë yjet mbresëlënës që ka në përbërje si: Jude Bellingham, Trent Alexander-Arnold, Linda Caicedo, Franco Mastaduano, Naomi Feller, Brahim Diaz, Signe Brun dhe Athena del Castillo, të cilët marrin pjesë në një prodhim që kombinon imazhe të thjeshta por të fuqishme me muzikë që gradualisht arrin kulmin, duke krijuar një ndikim të fortë emocional.
Kujtojmë që ndeshja më e famshme në botë e futbollit, El Calsico spanjolle mes Realit të Madridit dhe Barcelonës do të trasmetohet drejtpërdrejtë dhe ekzklusivisht në Digitdalb, më 26 tetor në orën 16:15.
La grandeza vive aquí. 👑@adidasfootball pic.twitter.com/eMd8eL2kTi
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) October 24, 2025
Top Channel