SHBA dërgon aeroplanmbajtëse në Karaibe, përshkallëzim i ri ushtarak mes tensioneve me Venezuelën
Chepngetic u pezullua përkohësisht në korrik pasi testi i saj i dopingut më 14 mars rezultoi pozitiv për hidroklorotiazid (HCTZ), një diuretik i ndaluar që përdoret për të mbuluar dopingun.
Atletja keniane Ruth Chepngetich, mbajtëse e rekordit botëror në maratonë, është pezulluar për tre vjet pasi pranoi se ka shkelur rregullat antidoping. Njësia e Integritetit të Atletikës (AIU) kishte kërkuar një pezullim katërvjeçar, por dënimi u reduktua në tre vjet pasi Chepngetic pranoi veprën penale, raportoi BBC.
Rezultatet e saj, përfshirë rekordin botëror të Maratonës së Çikagos të vitit të kaluar prej dy orësh, nëntë minutash dhe 56 sekondash, do të mbeten në fuqi. AIU do të vazhdojë të hetojë provat nga telefoni i atletes 31-vjeçare, ku u zbulua se tregonte “dyshim të arsyeshëm se testi i saj pozitiv mund të jetë dërguar qëllimisht”, duke përfshirë mesazhe nga viti 2022.
Kur u ekzaminua në prill, Chepngetic nuk mundi të shpjegonte pse testi i saj ishte pozitiv. Pasi u paraqitën provat, atletja ndryshoi deklaratën e saj më 31 korrik dhe tha se kishte marrë ilaçin e shërbëtores së saj, i cili ishte etiketuar si HCTZ, pasi ishte e sëmurë dy ditë para testit pozitiv. Pezullimi tre-vjeçar filloi më 19 prill, kur Chepngetic pranoi një pezullim të përkohshëm pasi pranoi se kishte thyer rregullat.
Top Channel