Renditja/ Vllaznia nuk e lëshon kreun, Elbasani ngjitet i dyti, Tirana sheh “makthe” të Kategorisë së Parë
Java e 8-të e Superiores është hpur me duelin Vora-Dinamo, i cili u luajt në “Arenën e Demave” dhe që u fitua nga blutë me rezultatin 0-2.
Vora deri në këto javë ishte një nga surprizat e këtij sezoni, me debutuesit që ndodheshin një pikë larg zonës së “Final 4”.
Gjithsesi, blutë e Ilir Dajës u treguan të saktë në stadiumin e Partizanit, duke dalë me tre pikë tepër të rëndësishme në garën për titull.
Goli i parëë erdhi në fundin e pjesës së parë, me anë të Lorenco Vilës. Sfida ishte tepër e luftuar, por një penallti e shndërruar në gol nga Bregu në minutën e 77’ solli qetësinë në kampin e “Nëndetëses”.
Kështu Dinamo ngjitet momentalisht në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Vora vijon të jetë në vendin e gjashtë me 10 pikë.
REZULTATI:
VORA 0-2 DINAMO
45+3’ L. Vila, 77’ (P) Bregu
Top Channel